Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni mes policisë shqiptare dhe asaj greke për goditjen e bandës së drogës në Qafë-Botë, ku u arrestuan tre shqiptarë dhe një grek.


Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Nuri Shero, 21 vjeç, Alket Avdi, 22 vjeç dhe Andrea Sadiku, 19 vjeç, të cilët u kapën me 3 kg marijuanë. Ndërsa, në Igumenicë u kap shtetasi grek G. M., 23 vjeç, dhe një 24-vjeçar shqiptar tjetër, me 1.2 kg marijuanë.


Ndërkohë, raportohet se policia ka vijuar operacionin, duke arrestuar dhe një tjetër shqiptar bashkëpunëtor të bandës, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, si dhe një 54-vjeçar grek.


Gjithashtu, është kontrolluar për herë të dytë banesa e grekut, në të cilën janë gjetur tre armë gjahu pa leje. Kontrollit nuk i ka shpëtuar as banesa e 24-vjeçarit shqiptar, në të cilën janë gjetur 5.6 gramë kanabis, bashkë me një grirëse.

75451040 5f55 490e Becc C11684a1666d
75451040 5f55 490e Becc C11684a1666d

(d.ç./BalkanWeb)