Gazetarja Dorjana Bezat zbulon për “BalkanWeb” emrat e pronarëve të lavazhit, të cilët qëlluan me armë zjarri ndaj qiramarrësve, këtë pasdite në Berat.

Sipas gazetares, autorët janë babë e bir, përkatësisht shtetasit Vladimir dhe Xhoni Spahiu, të cilët kanë qëlluar qiramarrësit, me pretendimin se nuk iu paguanin në kohë qiranë e lavazhit.

Ngjarja ndodhi pak më parë në rrugën e Uznovës, në Berat, ndërsa policia ka arrestuar dy autorët dhe vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: