TIRANE- Gazetarja Dorjana Bezat ka mundur të zbulojë identitetin e plotë të dy porositësve të dyshuar të makinave që po transportoheshin nga Belgjika në Durrës, brenda të cilave u bllokua edhe sasia e konsiderueshme e eurove dhe frangave zviceriane, para këto të padeklaruara dhe që dyshohet të jenë siguruar nga aktiviteti kriminal.

Referuar burimeve policore, Bezat thotë për “BalkanWeb” se porositësit janë shtetasit Elvis Vladi 38 vjeç dhe Alfred Vladi 33-vjeç me origjinë nga Dibra, tashmë të shpallur në kërkim.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

Policia bëri të ditur edhe emrat e të gjithë të arrestuarve deri më tani në lidhje me ngjarjen. Ata janë: Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; (shoferi)
Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; (pronari i
Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë; (djali i shoferit)
Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Policia thotë se ka sekuestruar pas kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ një shumë të e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara: ” 3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara;
• 80,000 franga zvicerane.
• 10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ‘Toyota Yaris’, 1 tip ‘Alfa Romeo’, 1 tip ‘Opel’ dhe 1 tip ‘Bizark’.
• 1 armë kallashnikov me 2 krehëra fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Çeka;
• 1 radio policie;
• 7 telefona celularë”

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb