Bajram Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri janë tre personat të cilët janë arrestuar për pengmarrjen e Jak Prengës.

Po ashtu në kërkim është shpallur Leonard Hajri ndërkohë janë nën hetim dhe 6 persona të tjerë si të përfshirë.

Rreth dy javë më parë u rrëmbye në Kamëz Jak Prenga. Deri ditën e djeshme nuk kishte asnjë informacion derisa Policia në një operacion në Shijakt arriti që të shoqërojë dy persona.

Duket se Policia ka identifikuar të gjithë autorët dhe personat e përfshirë në pengmarrjen e Jak Prengës pranë banesës së tij. Nga jeta e tij mësohet se dy vëllezërit e tij janë me precedent penal.

Një prej vëllezërve të tij dyshohet se ka lidhje me grupin e Shijakut dhe është dënuar me 12 vite burg në Agli për trafik droge.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb