TIRANE- Partia Socialiste, PartiaDemokratike dhe Lëvizja Socialiste kanë përcaktuar emrat e deputetëve përfaqësues në komisionin ad-hoc që do të përzgjedhin anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Partia Socialiste do të përfaqësohet me Ulsi Manjën, Vasilika Hysin dhe Klotilda Bushën, Partia Demokratike me Oerd Bylykbashin, i cili do të jetë edhe nënkryetar i komisionit, ndërsa LSI me Nasip Naçon.
EMRAT E PLOTË
1. Ulsi Manja
2. Vasilika Hysi
3. Klotilda Bushka
4. Oerd Bylykbashi
5. Nasip Naço
(BalkanWeb)