Policia e Tiranës ka goditur një rrjet prostitucioni të premten, duke arrestuar disa persona dhe ka lënë në fuqi masat për individët e përfshirë.

Disa të arrestuar janë dërguar në burg, ndërsa të tjerë janë vënë në arrest shtëpie.

Aksioni ka përfshirë veprat penale të trafikimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Lihen në fuqi të gjitha masat e rrjetit të prostitucionit “Orkidea” që u godit të premten nga policia e kryeqytetit.

Arrest në burg:

  1. Esmerald Sulollari, 39-vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”
  2. Yuly Gomez, 33-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
  3. Liliana Valencia, 23-vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
  4. Nicol Benitez, 27-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”
  5. Stefania Marin, 29-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
  6. Nicole Bertel, 27-vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:

Arrest në Shtëpi:

  1. Elona Muraj, 47-vjeçe, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim, “Shfrytëzim i prostitucionit”.

8. Anisa Brahaj, 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: