Një operacion me bazë të gjerë është ai i organizuar nga Prokuroria e Posaçme në Elbasan, Tiranë e Durrës.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se janë lëshuar më shumë se 36 urdhër arreste, ndërkohë që mësohet se mes personave ndaj të cilëve është caktuar masë sigurie, është edhe ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ndaj të cilës është caktuar masa “Arrest në shtëpi” dhe zv. drejtori i burgut të Bradasheshit, Martin Musaj.

Mësohet se zv. drejtori i burgut dyshohet se kishte lidhje me grupet kriminale.

GJKKO ka lëshuar masë sigurie edhe për Hajdar Bakon alias Hajdar Çopja, njohur ndryshe si Dari i Elbasanit dhe Talo Çelën.

Mësohet se operacioni është zhvilluar në kuadër të vazhdimit të operacionit ‘Plumbi i artë’, ka vënë në shënjestër për t’u arrestuar, personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Deri më tani nuk dihen detaje nga aksioni në fjalë si dhe se sa persona janë arrestuar. Pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, u zbuluan një seri krimesh të rënda të botës së nëndheshme të botës kriminale. Ndërkohë përgjimet nga aplikacioni Sky ECC nxorën zbuluar disa krime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb