Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë po ndodh në burgun e Peqinit. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se Sokol Mjacaj, një i dënuar përjetë, ka qëlluar me armë zjarri.

Mjacaj pasi ka vrarë Arben Lleshin në qelinë e tij dhe ka plagosur Indrit Shaqja, nën kërcënimin e armës ka tentuar të bëjë pengmarrje, por nuk ia ka dalë. Më pas është izoluar në një nga qelitë duke kërcënuar se nëse dikush i afrohet, do ta qëllojë. Pas rreth një ore, ai ka vendosur të vetëdorëzohet.

Mjacaj u dërgua sot ne shërbimin “41biss”, pas urdhrit të ministrit Ulsi Manja. Ai është dënuar për vrasjen e dy turisteve çek, në Dukagjin, në vitin 2015.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb