Policia ka arrestuar 26 persona, nga 31 që ishin nën hetim, në kuadër të një operacioni të urdhëruar nga SPAK, kundër një grupi kriminal, që përmes dokumenteve të falsifikuara, përfshi edhe vizat, siguronte kalimin e personave të ndryshëm drejt SHBA dhe Kanadasë.
Hetimet, sipas SPAK, janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle dhe ato të Kosovës, ndërsa nën hetim ishin 31 persona, si organizatorë apo pjesëtarë të grupit kriminal.
Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar sendet që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale apo sende që përbëjnë produkt të veprës penale, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumentave, kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN, sasi lëndësh narkotike e dokumenta të tjera me rëndësi për hetimin.
Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur për BalkanWeb emrat e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Nomada”.
- Bashkim Sula
- Njazi Ademaj
- Fitim Rama
- Ylli Brahimaj
- Gridi Elezi
- Rrezart Domi
- Osman Luca
- Artur Mici
- Arsen Caka
- Adrian Mema
- Maksim Domi
- Jugert Gashi
- Emiljan Marashi
- Roland Islamaj
- Behar Rexha
- Deila Qama
- Arnold Shahu
- Ylli Çaushaj
- Eriola Spaho
- Murat Gjuniku
- Bardhyl Imeri
- Bajram Xhaja
- Fatmir Stankova
- Arben Rushiti
- Leonardo Lama
- Xhelil Alla
Lidhur me këtë operacion ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
“Po konsolidohet çdo ditë sundimi i ligjit ndaj krimit të organizuar dhe veprimtarive të tjera kriminale. Mirënjohje çdo punonjësi të Policisë së Shtetit që po ngre lart vlerat e uniformës dhe po respekton betimin ndaj flamurit, ligjit dhe qytetarëve. Operacioni “NOMADA” ishte një sukses i plotë”, shprehet Balla.