Pas emërimit të 12 drejtorëve të policisë në qarqe, kryepolici Ilir Proda ka zëvendësuar edhe disa nga zv.drejtorët në qarqe.

Lista:
Edvin Ndreu shefi i komisariatit Nr.6 në Kombinat transferohet në Lezhë, duke u emëruar zv/drejtor qarku.

Oligert Torba, shefi i komisariatit të Kamzës emërohet zv/drejtor në Drejtorinë e Qarkut Fier.

Hajri Kushe, ish-zv/drejtori i qarkut Shkodër emërohet si zv/drejtor në qarkun e Korçës.

Bedri Hasanaj, zv/drejtori i qarkut Korçë për rendin është transferuar zv/drejtor qarku në qytetin e Durrësit.

Shefi i komisariatit të Shkodrës, Idriz Daulle, është transferuar zv/drejtor rëndi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Erion Ismaili, deri tani shef sektori i krimit ekonomik, tani zv drejtor i hetimit të krimit Tiranë.

Klodian Kondi emërohet zv.drejtor në Vlorë.

Emërimet janë në kryerje e sipër pasi pritet të ketë një rotacion edhe mes figurave të hetimit të krimit që ende nuk janë prekur nga vendimmarrja e Ilir Prodës.

Disa prej tyre mund të shkojnë si specialist të thjeshtë në Drejtorinë Qëndrore të Policisë, ndërsa disa të tjerë mund të transferohen në Akademinë e Policisë.

Ndërkohë drejtorët e mëparshëm në qarqe të Policisë së Shtetit, si Tonin Vocaj, Ardjan Çipa, Ermal Muçaj, Gjovalin Loka dhe të tjerë janë çuar në departamentin e integrimit pranë Policisë së Shtetit, por mund të marrin edhe detyra të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb