Elsaed Tirana dhe Eslajed Tallalli janë dy të rinjtë që u kapën me 9 kg kokainë në kufirin mes Shqipërisë e Kosovës, raporton gazetarja Dorjana Bezat.

Ata e kishin fshehur drogën e ndarë në 9 pako në sediljen e pasme, por Policia e Kosovës dyshoi dhe e futi automjetin në skanim duke gjetur dhe vendin ku ishte kokaina.

Në bashkëpunim me autoritetet shqiptare ata u arrestuan nga pala kosovare në Vërmicë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb