Policia është ende në kërkim të dy personave të dyshuar për sulmin e armatosur në fshatin Gruemirë, Malësia e Madhe.

Raportohet se të shpallur në kërkim janë Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanej (Planaj). Ky i fundit është nipi i Bardhok Planajt, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash më 4 Prill 2021 në Shkodër.

Të dy të dyshuarit hapën zjarr me rreth 100 plumba pasi u pikasën nga tre banorë të fshatit teksa po tentonin të vidhnin një pronë. Pasi debatuan me banorët, ata qëlluan me armë në ajër gjatë largimit nga vendngjarja.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë, e cila po heton rastin për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb