Një sherr i ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet ka përfunduar me një person në spital dhe një tjetër në pranga.

Konflikti ka nisur për një vend parkimi, ndërkohë që roja i parkignut, 35-vjeçari Geldian Daullçiu ka goditur me bërryl në fytyrë shtetasin Endri Mera, 30 vjeç.

Mera ka rënë në tokë pa ndjenja dhe është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Geldian Daullçiu, 35 vjeç, banues në Tiranë, (roje në një parking në zonën e Ish-Bllokut), për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 e 22 të Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se ditën e sotme, rreth orës 06:30, në rrugën “Pjetër Bogdani”, pas një debati, ka goditur me bërryl në fytyrë shtetasin Endri Mera, 30 vjeç, i cili ka rënë në tokë pa ndjenja dhe është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb