Një sherr masiv i regjistruar mbrëmjen e së hënës në një kompleks në Palasë ka lënë pas 1 person të lënduar ndërkohë që 4 të tjerë rezultojnë se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia një nga Tirana dhe tjetri nga Durrësi.

Në video shihet një grup personash që përfshihen në një përplasje të dhunshme, nga e cila ka mbetur i plagosur me sende të forta një 42-vjeçar.

Nga pamjet dallohen një grup personash, në një prej lokaleve të zonës, që shkëmbejnë breshëri grushtash e shkelmash, por pa lënë mënjanë as përdorimin e mjeteve rrethanore.

Ndërkohë policia thotë se ka shpallur në kërkim 4 persona, Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo dhe Klajdi Cerri, të cilët u konfliktuan në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë, në orët e para të mëngjesit me datë 25.08.2024, me shtetasit Luçiano alias Artur Koçeku (i njohur edhe si Turi Koçeku) biznesmen si dhe Fatbardh Alija.

Në pamjet e publikuara, gjatë konfliktit shihet shtetasi Fatbardh Aliaj, i cili tenton të largojë agresorët, por dhunohet nga të rinjtë me grushte dhe shkelma.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të njoftimeve të dhëna më datë 26.08.2024 dhe 27.08.2024, për një konflikt fizik të ndodhur në ambientet e një kompleksi në fshatin Palasë, ju informojmë se:

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë.

Pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i 2 personave të tjerë dhe shpallja në kërkim e tyre, konkretisht e shtetasve: G. B., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. C., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S., G. B., F. B., dhe K. C.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: