GREQI
Policia greke ka arritur të shkatërrojë një grup kriminal në fushën e vjedhjeve të banesave, duke prangosur gjithsej 8 persona, mes tyre 6 shqiptarë dhe 2 grekë.
Mediat greke nënvizojnë se banditët kryenin grabitje të armatosura në biznese, shtëpi dhe parkingje private nëpër Athinë. Policia helene ka publikuar edhe fotografi të shqiptarëve të arrestuar, si dhe përbri tyre emrat e të dhëna personale.
Mësohet se grupi përdorte në grabitje armë zjarri, maska, pajisje shkarkimi elektrike, armë të mprehta etj. Për t’i shpëtuar përgjimit nga policia, grabitësit përdornin karta telefoni me emra personash inekzistentë. Policia sekuestroi një sasi të madhe objektesh: 1 kallashnikov, 2 pistoleta, 1 revolver, 4 makina private, 1 skuter me licencë të falsifikuar, 2 licenca të falsifikuar, 2 karta ID të falsifikuara, 1 thikë, 1 palë dylbi, telefona etj.
Ndaj grupit janë provuar disa vjedhje e grabitje. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Athinës,. Ndërsa hetimet për ta do të vazhdojnë. Kjo sepse dyshohet se janë përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme të vjedhjeve.
Kush janë të arrestuarit:
Shqiptarët e arrestuar në këtë operacion policor të forcave helene janë:
Mirel Kasaj
Dionis Rustemi
Marinel Murataj
Dhimitër Ramadani
Erius Tafaj
Roland Roshi
Ndër të arrestuarit bie në sy emri i Mirel Kasaj. Kjo sepse Kasaj habiti opinionin publik, për faktin se në gjykimin e tij për një grabitje në Shqipëri, arriti që të ikë e të arratiset nga Gjykata e Vlorës. Pavarësisht përpjekjeve të personelit, ai u arratis.
Kasaj mësohet se ka ikur në Greqi dhe se edhe atje ka nisur veprimtarinë kriminale. Në një raportim të mëhershëm të mediave greke, Kasaj në momentin e arrestimit për vjedhje, kishte deklaruar përpara oficerëve se “ishte i rrezikshëm”, duke pasur parasysh arratisjen nga Gjykata Vlorë.
(d.xh/Balkanweb)