Policia britanike ka arrestuar dy shqiptarë, pasi u kapën duke trafikuar 1 kilogramë kokainë nga Noruiçi drejt Londrës.

Adison Neziri dhe Abedin Jata u mbajtën të dy në vëzhgim nga policia, pasi bënin vazhdimisht lëvizja të pakontrolluara. Prokurori Andreu Jackson deklaroi në gjykatën e Noruiçit se shqiptarët ishin në Angli dhe se nuk dihet se si kishin shkuar atje, shkruajnë mediat britanike.

Ata u pikasën nga policia, kur bënin lëvizje të çuditshme, teksa ecnin me një makinë. Një nga të dyshuarit mbante një çantë, ndërsa pasi ai u kthye, u prangos menjëherë nga policia. Në pranga kanë përfunduar gjithsej 3 vetë, mes tyre edhe një anglez, që ka pranuar se ishte korrier droge.

Adison Neziri kishte me vete një palë çelësa, të cilat u sekuestruan nga ana e policisë. Forcat policore britanike, pasi morën çelësat, kanë hapur apartamentin ku jetonte Neziri dhe gjetën atje drogë, thika, doreza e telefona celularë. Në total, droga, nëse shitej në treg, vlente 100 mijë paund. Jackson tha se të tilla raste nuk mund të tolerohen nga komuniteti.

(Balkanweb/ Dionis Xhafa)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: