Një 39-vjeçar është arrestuar dhe një 40-vjeçar është proceduar në Berat.

Sipas informacioneve të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Ermal Kapo, pasi siguronte kanabis me qëllim shitjen, ndërsa procedohet shtetasi Rozvlet Kumarku.

Njoftimi i policisë:

Berat/Kontrolle të mbështetura te inteligjenca policore dhe hetime proaktive, po kryhen në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli”.
Siguronin cannabis sativa, me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza, në lagje të ndryshme të qytetit, arrestohet një 39-vjeçar dhe procedohet penalisht një 40-vjeçar.

Në banesën e të arrestuarit u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, ndërsa në banesën e të proceduarit u gjetën disa fishekë arme gjahu.

Si rezultat i një hetimi të ndjekur proaktivisht, në kuadër të megaoperacionit policor “Tempulli” dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit përgjegjës për një tjetër rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat vunë në pranga shtetasin E. K., 39 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 40 vjeç, të dy banues në Roskovec.
Nga hetimet rezultoi se këta shtetas bashkëpunonin për të siguruar sasi të lëndës narkotike cannabis sativa, e cila më pas ndahej në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.

Nga kontrollet në banesën e 39-vjeçarit u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, ndërsa në banesën e 40-vjeçarit u gjetën 5 fishekë arme gjahu. Lënda narkotike dhe municioni luftarak u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për të identifikuar shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb