Policia e Sarandës lajmëron se ka finalizuar operacionin e koduar “Fortuna”.
Në pranga kanë rënë shtetasit Ermal Shkëmbi dhe Gentian Murati, që tentuan të vidhnin sende dhe vlera monetare në kishën e Ksamilit dhe ushtruan dhunë ndaj rojes. Të arrestuarit janë të dyshuar dhe si autorë të vjedhjes së 5 banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq.
“Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fortuna”.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, lokalizohen dhe arrestohen dy shtetasit Ermal Shkëmbi dhe Gentian Murati, që tentuan të vidhnin sende dhe vlera monetare në kishën e Ksamilit dhe ushtruan dhunë ndaj rojes.
Të arrestuarit të dyshuar dhe si autorë të vjedhjes së 5 banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq”, njofton policia.
(Balkanweb)