LONDËR

Një grup kriminal shqiptar me bazë në Londër që shiste kokainë, është zbuluar përmes numrave të telefonit. Policia në kryeqytetin britanik iu ka dërguar mesazh afër 2000 personave që ishin klientë të bandës që të heqin dorë nga varësia e kokainës.

Në mesazhet që iu janë dërguar të gjithë klientëve të bandës së kokainës, thuhet se anëtarët kriminalë banditë që shisnin drogë tashmë janë arrestuar. Dymbëdhjetë shqiptarë janë arrestuar nën akuzat e trafikut të kokainës, ndërsa ata drejtoheshin nga dy të rinj nga Shqipëria.

Në pranga ranë 12 shqiptarë, të cilëve iu kapën 1.2 kg kokainë me vlerë 144.000 paund, dokumente të falsifikuara dhe 20.000 paund cash. Antarët e këtij grupi kriminal u dënuan nga 25 deri 64 muaj burg. Gjykata ariri9t të zbqrthejë faktin sesi funksionointe grupi dhe arriti në përfundimin se “kokat” e grupit ishin Bledar Ponari 28 vjeç dhe Fjoralb Fera, shkruan The Sun.

Dedektivi Konstable Lee Johnson, që udhëhoqi hetimin 8-mujor tha se përdoruesit e drogës nuk janë të vetëdijshëm se po ushqejnë krimin e dhunshëm dhe skllavërinë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb