TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda në Tiranë mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim pesë të pandehurit që u kapën më 14 korrikut 2017 rreth orës 02:20, në fshatin Bago të Kavajës teksa përpiqeshin të trafikonin 1.3 ton kanabis.

Në përfundim të hetimeve, në vlerësimin tërësor të provave të grumbulluara organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se të dyshuarit Joni Sadikaj, Kejvi Hajdari, Nertil Shehu, Roland Hysenbelliu dhe Skerdi Sina kanë kryer të gjitha veprimet për trafikimin drejt Italisë, nëpërmjet detit të lëndës narkotike në sasinë prej 1359.1 (një mijë e treqind e pesëdhjetë e nëntë pikë një) kg trafikim ky i cili nuk është realizuar si rezultat i ndërhyrjes të shërbimeve të policisë Kavajë.

AKUZAT
1. Joni Sadikaj, lindur dhe banues në Tepelenë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

2. Kejvi Hajdari, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

3. Nertil Shehu, lindur dhe banues në Vlorë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

4. Roland Hysenbelliu, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

5. Skerdi Sina, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

OPERACIONI
Gjatë orëve të para të 14 korrikut 2017, nga efektivat e Komisariatit të Policisë Kavajë, është zhvilluar operacioni i koduar “Pilotët”. Operacioni u zhvillua në bazë të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për goditjen e “Kultivimit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”, dhe konkretisht:

Më datë 14.07.2017, rreth orës 02:20, shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati “Bago”, dy automjete, konkretisht një “Land Rover” dhe një furgon mund të transportonin lëndë narkotike. Menjëherë është organizuar puna për bllokimin e tyre.

ARRATISJA SI NE FILMA
Në momentin e kostatimit të këtyre dy automjeteve, nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet. Por, disa prej tyre u arrestuan më vonë.

Nga këqyrja e këtyre automjeteve, rezultoi se në brendësi të tyre kishte pako të mëdha me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1360 kg.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: