Mediat angleze vijonë të shkruajnë sërish për fenomenin e shqiptarëve që u hoqën si refugjatë për të hyrë në Britaninë e Madhe dhe për të fituar më tej shtetësinë.

“Thë Sun” i kushton një artikull dy shqiptarëve që kanë fituar betejën në Gjykatën Supreme dhe nuk mund të depërtohen më nga Anglia, fenomen ky gjithnjë e më shumë shqetësues për shoqërinë atje, ndonëse mund të kenë kryer krime.
shqiptaret
“Dy shqiptarë që u shtirën si refugjatë kosovarë kanë fituar betejën me Gjykatën Supreme duke pamundësuar deportimin e tyre. Me mijëra tjerë tani mund të lejohen të rrinë në Britani edhe nëse kanë kryer krime të rënda”, raporton “The Sun”.

Njëri nga ta është Dinjan Hysaj, 40 vjeçari që u lejua të qëndronte në Britani në vitin 1999. N vitin 2011 ai u burgos për pesë vjet pasi goditi me shishe qelqi një person tjetër në një lokal në Hemel Hempstead, Herts.

Shqiptari tjetër është Agron Bakijasi, 44 vjeç, i cili u zbulua më 2007 kur partnerja e tij u kthye në Shqipëri. Por ai riaplikoi duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe iu dha nënshtetësia britanike.
Ministria e Brendshme (Home Secretary) dha urdhër që të dy ata të deportoheshin pasi u zbuluan gënjeshtrat e tyre por ata e çuan rastin e tyre në Gjykatën Supreme.

Avokatët e tyre ia dolën me sukses të argumentonin se gënjeshtra për të fituar nënshtetësinë nuk mjafton për t’ua mohuar atyre këtë të drejtë.

Shqetësimi më i madh i britanikëve tani është fakti se një rrugë të tillë mund ta përdorin edhe persona të tjerë, që mund të kenë kryer krime të rënda.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: