Plot 227 kg kanabis u kapën pasditen e 11 tetorit në Lece, ndërsa u arrestuan 4 shqiptarë. Një prej tyre e kishte sjellë drogën nga Shqipëria me gomone në brigjet italiane ku e prisnin 3 bashkëkombas të tjerë.

Po kush janë shqiptarët e arrestuar për trafik droge. Mediat italiane ka zbuluar identitetet e tyre.
Bëhet fjalë për Gentian Danaj, 39 vjeç, Aulon Milo, 29 vjeç, Bruno Sotai, 29 vjeç, të tre me origjinë nga Vlora por rezidentë në Itali si dhe Edmond Dalipaj, 39 vjeç nga Vlora.

Sipas hetuesve droga vinte nga Shqipëria dhe po transportohej me një gomone prej 7 metrash.
Operacioni ndërkombëtar antidrogë u zhvillua mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: