PARMA

Dy shqiptarë janë arrestuar në qytetin e Parmës në Itali, nën akuzën e trafikut të drogës. Policia italiane iu ka gjetur atyre 8 kilogramë kokainë.

Autoritetet  në shtetin fqinj kanë kryer arrestimin e shqiptarëve Lorand Maci e Eduart Cela. Ata trafikonin drogë të llojit kokainë. Arrestimi i tyre u krye, pasi policia po mbante nën vëzhgim Lorand Maçin, një emër i njohur për policinë fqinje, pasi edhe më 2008 ishte arrestuar po për trafik kokaine.

Maçi ishte edhe pronar i një picerie në Parma dhe autoritetet kishin kohë që e mbanin nën vëzhgim. Policia ndoqi Maçin dhe i gjeti në një garazh 8 pako, ku kishte 8 kilogramë kokainë të pastër.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe makina, që përdoreshin për transportin e drogës. Shqiptarët janë dërguar në burg dhe do të presin procesin gjyqësor kundër tyre.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb