Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi u kapën në flagrancë në momentin e shitjes së një sasie kokaine pranë një qendre tregtare.
Bëhet fjalë për shtetasit Iljaz Cullhai, Arjel Cinaj dhe Xhejson Mukaj.
Ndërkohë u sekuestruan 107 gramë lëndë narkotike, e cila iu gjet të arrestuarve me vete dhe 3 telefona celularë.
Njoftimi:
Finalizohet pas disa muajsh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Collaboration 2”.
U kapën në flagrancë në momentin e shitjes së një sasie kokaine, vihen në pranga 3 shtetas.
Sekuestrohen 107 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe 3 celularë.
Si rezultat i hetimeve të kryera për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, që kryhej nga 3 shtetas, është finalizuar operacioni policor i koduar “Collaboration 2”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
I. C., 21 vjeç, A. C., 21 vjeç dhe Xh. M., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në afërsi të një qendre tregtare, në momentin e shitjes së një sasie kokaine (107 gramë), e cila iu gjet shtetasit Xh. M., gjatë kontrollit fizik.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.