TIRANË

Policia ka shoqëruar në polici disa protestues, menjëherë pas përfundimit të protestës të banorëve te Unaza e Re.

Gjykata ka dhënë sot masën e detyrimit të paraqitjes pë 3 banorë. Gjykata vendosi detyrim paraqitje për shtetasin Tomorr Gjata, Edurd Ferratin dhe Ruzhdi Dacin.

Kujtojmë se dje policia ka shoqëruar në komisariat edhe ish-deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu. Në lidhje me shoqërimin e Balliut, ka pasur një sërë reagimesh nga politikanë të opozitës, ndër të tjera edhe nga kreu i demokratëve Lulzim Basha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb