Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka hedhur sot shortin për përzgjedhjen e dosjeve të gjyqtarëve pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Në filter kaluan 10 dosjet e dy gyqtarëve, Dritan Hallunaj dhe Nertina Kosova. Shorti u hodh në prani të komisionerëve të Vettingut.

Edhe më herët janë përzgjedhur me short edhe dosjet për gjyqtarët e Kushtetueses, Gjykatës së Lartë dhe në Prokurorinë e Përgjithshme. Dy gjyqtarët e Krimeve të Rënda, Kosova dhe Hallunaj janë edhe kandidatë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb