KAVAJË

Zbulohen emrat e personave që janë përfshirë në konfliktin me armë mëngjesin e sotëm në Kavajë që çoi në vrasjen e një personi dhe plagosjen e një polici burgjesh. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se viktimë ka mbetur shtetasi Dritan Haxholli, partner i gruas së re, ndërsa polici i plagosur është Bledar Toci.


Sipas Bezat, Haxholli sa ka hyrë në banesën e ish-të dashurës ka qëlluar me armë, duke plagosur policin e burgjeve Bledar Toci. Ky i fundit më pas ka qëlluar me armën e shërbimit duke vrare të riun.


(BalkanWeb)