Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjashtë, Bashkia Sarandë.

Gazetarja Shpresa Dine raporton se Admir Beqiri 42 vjeç ka goditur me shishe qelqi shtetasin Gëzim Bizoni 65 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së viktimës. Për rrjedhojë 65 vjeçari ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Admir Beqiri i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.

Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Vijon puna e grupit hetimor për përcaktimin e shkakut të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb