Zbulohet identiteti i autorit dhe viktimës të ngjarjes së ndodhur pak më parë tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se autori i ngjarjes është 74-vjeçari Hekuran Gjoni, ndërsa viktima, djali i tij 37 vjeç, Asim Gjoni.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb