Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e së shtunës pranë Gjirit të Lalzit.

Si pasojë e aksidentit, humbi jetën një 16-vjeçar i identifikuar si Alban Hasrama. I riu ishte pasagjer në një nga automjetet e përfshira në aksident.

Sipas informacioneve nga gazetarja, Klodjana Haxhiaj për BalkanWeb, dy automjete me drejtues O.M 25 vjeç dhe E.K, 20 vjeç janë përplasur “kokë më kokë”.

Ndërkohë policia ka bërë reagimin e parë dhe ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç,  është përplasur me  automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K,  i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe  ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb