Aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Lushnje Karbunarë. Një motoçikletë është përplasur me një biçikletë në korsinë e ndarë që shërben vetëm për biçikletat në këtë rrugë.
Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen drejtuesi i biçikletës Fitim Xhafa ndërsa drejtuesi i motoçikletës është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Ambulanca dhe policia në vendngjarje ndërsa pritet ekspertiza e policisë për të dokumentuar ngjarjen.
Policia po disiplinon trafikun e rënduar. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, drejtuesi i motoçikletës ishte duke shkuar në drejtim të Lushnjes dhe ka përplasur biçikletën duke lënë të vdekur personin që udhëtonte me biçikletë.
Ky aks rrugor prej disa vitesh ka në njërën anë të tij bordura të vogla që ndajnë qarkullimin e mjeteve nga biçikletat dhe shpesh herë këto bordura janë bërë shkak për aksidente ku ky i sotmi ka kushtuar një jetë.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Karbunarë-Lushnjë”, motomjeti me drejtues shtetasin J. L. 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin F. Xh., rreth 50 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.
Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.