GREQI – Një 20–vjeçar shqiptar u nda nga jeta pas një aksidenti tragjik të ndodhur mëngjesin e së shtunës Selanik të Greqisë. Sipas mediave greke i riu shqiptar nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të rënda.

20-vjeçari është identifikuar si Stelio M. dhe prej vitesh jetonte në Selanik të Greqisë

I riu nga Elbasani teksa po udhëtonte me makinën e tij, humbi kontrollin dhe u përplas më një automjet të parkuar.

Kjo përplasje ishte fatale për të riun, i cili po udhëtonte i vetëm në automjet.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, në kilometrin e 6, afër plazhit të Dionisiou, raportoi policia greke.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: