Forcat E Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit arretsuan një 45-vjeçare, e shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, për trafik narkotikësh, si pjesë e një organizate kriminale.
Gazetari i News24, Igli Çelmeta, bën të ditur se e arrestuara është Edisnarda alias Edisnajda Shapka. Kjo e fundit u kap në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja19”.
“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 19”, kapi në qytetin e Durrësit dhe vuri në pranga, me qëllim ekstradimi, shtetasen E.Sh., alias E.Sh., 45 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës.
Gjykata e Bolonjës i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetase në Itali”, njoftoi Policia e Shtetit.