Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.

Blutë kanë sekuestruar 11 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak në cilësinë e provës materiale.

Vihet në pranga autori i dyshuar i identifikuar si Agron Gurakuqi i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe krime kundër pronës.

Noftim:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në kuadër të kontrolleve që kryhen me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale që në fazë fillestare, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Faza”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. G., 50 vjeç, banues në Kashar.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 11 gota plastike me fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: