Forma të ndryshme të protestës u vunë re në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” më 13 Prill, që nga boja e hedhur në godinën e kryeministrisë, e deri tek domatet, lakrat dhe qumështi.

Por veprimi i një të riu, që zgjodhi të urinojë mbi derën e Kryeministrisë i habiti të gjithë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se personi në fjalë është identifikuar dhe arrestuar nga policia.

Policia e Tiranës pas kqyrjes se pamjeve të xhiruara në protestë identifikoi personin me kapuç. Ai është Florian Marku nga Shkodra.

“BalkanWeb” po risjell edhe videon e së shtunës, ku Marku u filmua teksa kryente veprimin aspak të hijshëm.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb