Arrestohet një tjetër protestues i protestës së 7 tetorit të thirrur nga opozita.
Sipas burimeve zyrtare ka rënë në pranga një 22-vjeçar, i cili akuzohet për disa vepra penale, mes tyre dhe për goditjen e efektivëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin Klodian Bajrami, 22 vjeç, banues në Peshkopi, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse””, deklaroi sot policia e Tiranës.
Në total janë 4 protestues të arrestuar pas protestës së “mosbindjes civile” të 7 tetorit.