TIRANË
Një vrasje me armë zjarri ka tronditur sonte Tiranën. Një person i identifikuar si Santijago Malko është qëlluar me armë, teksa ecte me makinë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kinostudios.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “News 24” se viktima është një ish-punonjës policie dhe emër jo i panjohur për forcat blu. Ai ka qenë i përfshirë në një konflikt më herët me vëllezërit Lashi. Gjithashtu, dyshohet se viktima ishte pjesë e një grupi kriminal. Ai është qëlluar për vdekje teksa ishte në ecje me makinë.
Në atë kohë, konflikti ka qenë për bastet sportive. Nuk dihet nëse është vijimi i asaj ngjarje apo jo. Në vendngjarje ka pasur breshëri armësh. Në vendngjarje janë drejtuesit më të lartë të policisë.
Ata po mbledhin prova për të identifikuar autorin/ autorët e kësaj ngjarje. Makina është qëlluar në ecje. Burime nga policia e Tiranës kanë bërë me dije se është qëlluar ndaj personit, që ishte brenda makinës, BMV të zezë. Në kohën që ka ndodhur ngjarja, vendi ishte plot njerëz.
Njoftimi i policisë:
Tirane
Njoftim paraprak
Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen “Xhanfize Keko”, persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip “BMW”. Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M.
Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.
Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve.
Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin.
Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.
Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve.
Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112!
(d.xh/Balkanweb)