GRAMSH-Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ushtronte dhunë sistematike ndaj nënës së tij të moshuar. Ngjarja në fjalë ndodhi në Muçaj të Gramshit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Vait Muçën, i cili akuzohet se ka goditur me sende të forta në kokë nënën e tij shtetasen H.M.,76 vjeçe. E moshuara ndodhet në spitalin e Gramshit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, u arrestua në flagrancë shtetasi:
• Vait Muça, 51 vjeç, banues në Muçaj, Gramsh.
Shtetasi i lartëpërmendur në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdushme duke e goditur me sende të forta në kokë nënën e tij shtetasen H.M.76 vjeçe, e cila është trasportuar në spitalin e Gramshit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në Familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: