Mjeti që u dogj sot në Sarandë ishte tip Ford me pronar Kristaq Gega me targë AB694BJ.
Nga zjarri i shkaktuar në mjetin Ford ka pësuar djegie të pjesshme edhe mjeti tip Benz me targe AA681AJ me pronar Filip Kordha, i cili ishte i parkuar në krah të tij.
“Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen nr. 1, Sarandë dyshohet se ka marrë flakë, në ecje e sipër, një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. K., ku si pasojë e përhapjes së flakëve është dëmtuar pjesërisht edhe një mjet i parkuar tip “Ford”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjetin tip “Benz”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
(Balkanweb)