Pas dorëzimit të mandatit nga deputeti i PDIU-së Bujar Muço në KQZ, ky institucion duhet t’ia dorëzojë Kuvendit, i cili më pas shpall vakancën për deputetin që do ta zëvendësojë. Personi pasues në listën e kandidatëve duhet të marrë mandatin.

Elena Xhina ok

Po kush është 40-vjeçarja nga Elbasani që mund të marrë mandatin e Muçës? Elena Xhina është aktualisht nënkryetare e Këshillit të Qarkut Elbasan. Ajo është me profesion avokate dhe jep mësim si pedagoge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan në fakultetin Ekonomik. Nga marsi 2001 deri në janar 2006 ka punuar si Sekretare seance në Gjykaten e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Xhina është e martuar dhe nënë e 3 vajzave. Më parë ajo ka qenë në radhët e LSI-së si Anëtare e Këshillit të Qarkut nga kjo forcë. Në zgjedhjet parlamentare kaloi tek PDIU, duke u renditur e treta në listën e kandidatëve për deputetë, pas Aqif Rakipit dhe Bujar Muçës. Nëse Xhina pranon ajo do të ulet për herë të parë në parlament.

Elena Xhina (1)

LISTA E PDIU NË ELBASAN
Aqif Rakipi
Bujar Muça
Elena Xhina
Dritan Bici

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb