Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pllanë të Lezhës, ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vdekur Gjovalin Prendi 64-vjeç.

Sipas informacioneve paraprake nga gazetarët e News24, Igli Çelmeta dhe Elidon Ndreka, viktima dyshohet se është babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendi i cili  u vra në Greqi.

Ai ka qenë duke konsumuar kafe në lokal dhe disa persona kanë ndaluar para tij dhe e kanë qëlluar. Familjarët e kanë dërguar më pas në spital por s’ka mundur dot t’i shpëtojë plagëve të marra.

Roan Brahimi  i njohur si armiku i Ervis Martinajt u ekzekutua me armë zjarri nga një atentat mafioz në Athinë më 9 maj 24, është nga fshati Pllanë i Lezhës.

Krimi, në sy të gruas dhe djalit të vogël ndodhi në një zonë të populluar. Nga plumbat gruaja e tij mbeti e plagosur, Ndërsa sot i vrasin babanë

Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars 2024 në Larushk të Krujës.

Njoftimi i policisë

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb