ELBASAN


Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë pasdite në lagjen “Syrja Dylgjeri” të Elbasanit.


Policia njofton se është qëlluar me thikë shtetasi Enver Xhezairi.


Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se Enver Xhezairi është dërguar në spital me dy plagë në trup. Policia deklaroi se ka zbuluar identitetin e personit që ka plagosur Xhezairin dhe po punon për kapjen e tij.

Autori i plagosjes është shtetasi M.Lecaj.

(d.xh/Balkanweb)