ITALI

Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë italiane ka vënë në  pranga një 49-vjeçar shqiptar, i cili 26 vite më parë ekzekutoi tre persona për motive pronësie dhe më pas u arratis në drejtim të paditur.

Sipas Policisë, i arrestuari, Bardh Lula (Luli),  fshihej në Itali me një identiteti boshnjak, ndërsa me 12 qershor të 1993, ai ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit  N.L. , P.L. dhe M.L.  Aktualisht policia ka nisur procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë, ndërsa gjykata e ka dënuar në mungesë 49-vjeçarin me burgim të përjetshëm.

“Tjetër operacion ndërkombëtar falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit   me homologët italianë.Finalizohet operacioni ndërkombëtar i koduar “Ëanted 3”. Operacioni i zhvilluar dhe finalizuar në Itali falë bashkëpunimit të  Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Zyrat ndërlidhëse reciproke UCI Albania në Shqipëri dhe Bari në Itali në bazë të inforamcioneve te siguruara nga Sektori per Krimet e Renda ne PSH dhe Sherbimi per Çeshtjet e Brednshme dhe Ankesat ne MB; Shtetasi Bardh Lula,   ne vendin Kroi i Denices, ne konflikt e siper per shkaqe pronesie ka vrare me armen e gjahut, shtetasit Nikoll Luka, Mark Luka dhe Pal Luka dhe eshte larguar ne drejtim te paditur

U bë  arrestimi në Itali me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar: Bardh Lula (Luli) 49 vjeç, lindur në Lezhë, i cili fshihej në Itali  me emër e dokumentacion të falsifikuar si shtetas boshnjak. Ky shtetas ishte i  shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vitin 1996 e ka dënuar këtë shtetas me “Burgim të përjetshëm” për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Shtetasi Bardh Lula (Luli),  më  datë 12.06.1993 ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit  N.L. , P.L. dhe M.L. Vijonë procedurat për ekstradimin  drejt Shqipërisë të personit të dënuar me burgim të përjetshëm”- njofton policia.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb