Policia e Vlorës ka arrestuar biznesmenin Pëllumb Petritaj. Sipas hetimeve, dyshohet se Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 hektaresh në zonën e Zvërnecit.

Ai akuzohet për dy vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Hetimet për biznesmenin vijojnë prej 2 vitesh.

Më 10 tetor të 2018 biznesmeni u arrestua për të njëjtat vepra penale, por u la i lirë, ndërkohë që seancat ndaj tij kanë vijuar. Policia ekzekutoi masen ‘Arrest në burg’e caktuar nga Gjykata e Vlorës.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb