Mediat greke raportojnë për një ngjarje të rëndë, protagoniste e së cilës është një vajzë vetëm 2 vjeçe.


Vogëlushja shqiptare ka humbur në Pire të shtetit fqinj në lagjen “’Paleo Faliro’.  Vajza quhet Athina Hijazi dhe për humbjen e saj janë vënë në dijeni autoritetet kufitare shqiptare, bullgare dhe maqedonase.


  • foto galeri
  • foto galeri

Akoma nuk dihet nëse vajza ka humbur rastësisht apo e kanë rrëmbyer. Nuk dihet po ashtu nëse ajo është brenda kufirit grek apo e ka kaluar atë.


Autoritetet helene i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë dijeni që të njoftojnë nëse e shohin vogëlushen.

(d.xh/Balkanweb)