Në ditën e parë të vitit të ri 2025, një sherr me dy të plagosur ndodhi në rrugën “Shyqyri Ishmi” në Tiranë.
Autori Kristjan Thaçi ka plagosur komshiun dhe një tjetër person. Balkanweb ka siguruar foton e autorit të ngjarjes.
34-vjeçari Thaçi mësohet se ka plagosur me mjet prerës komshiun e më pas me mjete të forta një tjetër person.
Ai është arratisur nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.
(Balkanweb)