Një gjykatë italiane ka dënuar me 5 vjet burg një shqiptar, i cili ishte kapur me 27 kg kokainë.

I dënuari është shtetasi Qemal Shaskaj i arrestuar dhjetorin e vitit të kaluar në një shtëpi Giulianello, një fshat në Cori. Prokuroria kërkoi 9 vjet burg për Shaskajn, por në fund u vendos që atij t’i hiqet liria për 5 vjet, shkruajnë mediat italiane.

Ai u arrestua vitin e kaluar, pas një bastisje në zonë të karabinierëve, të cilët zrritën të identifikojnë shqiptarin dhe më pas ta arrestojnë atë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më 13 dhjetor, në apartamentin e shqiptarit, policia gjeti dy çanta, brenda të cilave kishte  25 pako me peshë totale 27 kilogramë kokainë.

Qemal Shaskaj punonte si murator, e duke u hequr si i tillë, vepronte edhe në fushën e shit-blerjes së lëndës narkotike. Ai dyshohet se është ndër personat kyç, i përfshirë në një organizatë kriminale që shpërndante drogë në Italinë Qendrore.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb