Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në fshatin Stjar të Bashkisë Delvinë. Viktima është identifikuar si Zeman Kushe, 66 vjeç, banor i fshatit Stjar.

Trupi i tij është gjetur i mbështetur në murin e shkollës së fshatit.

Personi kishte dy ditë që ishte larguar nga banesa, ndërkohë që njihej si përdorues i madh i alkoolit, si dhe mësohet se kishte probleme kardiake.

Nga raportimet, bëhet e ditur se viktima nuk ka pasur shenja dhune.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb