Një shtetas turk është arrestuar në Muriqan, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.

Turku ishte dënuar me mbi 13 vite burg për trafik droge. Ai ka për të vuajtur edhe 10 vite e 20 ditë burg. Në pranga mësohet se ka rënë shtetasi turk Azat Oncel.

“Muriqan, Shkodër

Kontrolle intensive nga Policia Kufitare për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë kontrolleve të shtuara, Policia kufitare ka kapur dhe ndaluar një shtetas turk,  i shpallur në kërkim ndërkombëtar

I akuzuar nga autoritetet turke, për  trafikim të lëndëve narkotike,  kapet në hyrje në PKK Muriqan dhe vihet në pranga, 34-vjeçari nga Turqia.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A.O., 34 vjeç, banues në Turqi.

Gjykata e Krimeve të Rënda e Sakarya/Turqi e ka dënuar me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë, koha e mbetur për tu kryer nga ky dënim është 10 vjet e 20 ditë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike””, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: