Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Durrës, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pronave të Konfiskuara dhe Sekuestruara, në kuadër të operacionit policor të koduar “Konfiskimi”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme të cilat ky shtetas i kishte regjistruar në emër të vet dhe të familjarëve të tij, konkretisht: 1 sipërfaqe toke truall, 1 garazh dhe 1 apartament në Durrës, si dhe 1 apartament në Kavajë.
Alket Hatija, gjatë periudhës 2003-2004, ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali. Ai ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Hatija, i njohur edhe si “Zoti i drogës”, u arrestua në 2021 me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Ai ka vuajtur 16 vite burg në Shqipëri për trafik droge, por nuk i njihen në Itali, pasi nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve.
Në qershor të vitit 2021, Hatija në një intervistë për News24, e ka quajtur vendimin e autoriteteve italiane si ekstrem, pasi ka shlyer 16 vite burg në Shqipëri.
“Për mua ka qenë një vendim ekstrem. Nuk e prisja kurrë një gjë të tillë. Jam dënuar 16 vjet. Dënimin e kam kryer, nuk mund të dënohem dy herë për të njëjtën çështje”, ka thënë ai për News24.
(BalkanWeb)